Ngutet analisti pro-VV, Xhevdet Pozhari – e zbulon “pahiri” se dhjetra vetura nga Prishtina janë drejtuar për në tubimin e Faton Pecit në Mitrovicë

Analisti që ia mban “zhagun” Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari në postimin e fundit është ngutur pak. Ai ka publikuar një fotografi, duke menduar se po e tregon përkrahjen për kandidatin e VV-së në Mitrovicë, Faton Peci, transmeton lajmi.net. Pozhari në fotografinë e publikuar, ka treguar se dhjetra vetura duke shkuar nga Prishtina në drejtim të…

Lajme

08/11/2025 17:59

Analisti që ia mban “zhagun” Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari në postimin e fundit është ngutur pak.

Ai ka publikuar një fotografi, duke menduar se po e tregon përkrahjen për kandidatin e VV-së në Mitrovicë, Faton Peci, transmeton lajmi.net.

Pozhari në fotografinë e publikuar, ka treguar se dhjetra vetura duke shkuar nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Po, nuk mbarojnë këtu gafat e Pozharit. Ai duket se ka filluar të mendoj se kryetari i VV-së, Albin Kurti është kandidat për Mitrovicë të Jugut, e jo Faton Peci.

“Memli, ish blloku Mitrovica prej veturave për Albinin. Veç thash tët kallxoj! A don me festu prapë para kohe?”, ka shkruar Pozhari në postimin e tij./lajmi.net/