Ngushtohet në tre emra lista për trajnerin e Juventus

Dilema kryesore në mediet italiane qëndron tek zëvendësuesi i Massimiliano Allegrit tek Juventus.

Sport

19/05/2019 14:15

Pasi është bërë e ditur se Massimiliano Allegri nuk do ta udhëheq skuadrën e Juventus në sezonin e ardhshëm, emra të shumtë po përmenden si mundësi për ta zëvendësuar italianin tek stoli i ‘Biankonerëve’.

Duke filluar nga Pep Guardiola, Zinedine Zidane e shumë emra të tjerë, ‘Football Italia’ ka ngushtuar listën e emrave në vetëm tre.

Simone Inzaghi, Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë Allegrin, transmeton lajmi.net.

Sarri ka qenë shumë i kritikuar pas sezonit të tij të parë me Chelsea, edhe pse mund të ndryshoj gjërat duke triumfuar në Ligën e Evropës.

Simone Inzaghi në anën tjetër ka një kontratë të vlefshme me skuadrën e Lazio, por ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit.

Kurse në listën e tre emrave, Sinisa Mihajlovic është ai që ka më së paku gjasa për të marrë drejtimin e kampionëve të Serie A. /Lajmi.net/