Ngrohtë edhe në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situata meteorologjike në vendin tonë vazhdon të mbetet stabile, si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.

Lajme

20/10/2019 22:33

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /Lajmi.net/