‘Ngrihet’ Amerika
Amerika po ngrin. Moti i acartë e ka kapluar këtë vend, duke shkuar temperaturat deri në -50 gradë celsius. Gjysma lindore e vendit është përshkuar nga një mot polar, i cili nuk ishte parë në dy dekadat e fundit. Pjesa e veri-lindjes dhe Kanadaja janë mbuluar me 60 centimetra borë të freskët, ndërsa 3,700 fluturime…

Lifestyle
Amerika po ngrin. Moti i acartë e ka kapluar këtë vend, duke shkuar temperaturat deri në -50 gradë celsius. Gjysma lindore e vendit është përshkuar nga një mot polar, i cili nuk ishte parë në dy dekadat e fundit.
Pjesa e veri-lindjes dhe Kanadaja janë mbuluar me 60 centimetra borë të freskët, ndërsa 3,700 fluturime janë anuluar. Shkollat në Chicago dhe në qytetet e Lindjes së Mesme janë mbyllur dhe njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Qyteti i Indianapolis e ka ndalur komunikacionin, përpos atyre që kërkojnë strehim. Liqeni Michigan është ngrirë dhe copat e akullit po largohen për ta pastruar rrugën e anijeve.
“Moti është bërë vrasës i vërtetë këtu. Në 10 minuta, ju mund të vdisni, nëse nuk i keni veshjet e duhura”, ka thënë majori nga Indianapolis, Greg Ballard.
Një person e ka bërë një eksperiment me një fanellë sportive, e cila është ngrirë për një minutë. Parashikuesit e motit thonë se 187 milionë njerëz mund ta ndiejnë efektin e temperaturave polare posa ato ta përshkojnë pothuajse krejt vendin.