Ngrënia e jogurtit dy herë në javë ulë rreziqet e kancerit në zorrë tek meshkujt

Ky është rezultati i hulumtimit nga Universiteti i Uashingtonit.

Lifestyle

25/06/2019 10:03

Hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit kanë gjetur se meshkujt të cilët hanë dy porcione të jogurtit të paktën dy herë në javë ishin më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrëve, transmeton lajmi.net.

Kur ishte hera e fundit që keni ngrënë jogurt?

Nëse ka kaluar një kohë e gjatë, është mirë të lexoni hulumtimin e ri të bërë nga Universiteti i Uashingtonit, ku sugjerojnë se produktet e qumështit mund të luajnë një rol të madh në parandalimin e kancerit të zorrëve, konkretisht tek meshkujt.

Studimi i cili ishte berë nga 32 meshkuj, për 25 vjet, kanë gjetur se ata të cilët kanë konsumuar dy porcione jogurt përgjatë javës, kanë pasur më pak (19%) “rritje të adenomave”, sesa ata të cilët nuk kanë ngrënë. /Lajmi.net/