Ngordh një nga breshkat më të rralla në botë

Pas ngordhjes së saj, kanë mbetur vetëm edhe tri të tilla në botë.

Fun

15/04/2019 10:32

Një nga breshkat më të rralla në botë, një Yangtze, ka ngordhur në Kinë, duke lënë vetëm tre të mbetura në botë.

I njohur gjithashtu si Rafetus swinhoei, breshka femër vdiq në kopshtin zoologjik në Suzhou në jug të Kinës, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Ekspertët ishin përpjekur të inseminojnë artificialisht krijesën, e cila ishte mbi 90 vjeç, për të pestin herë pak para se të ngordhte.

Speciet janë të rrezikuara në mënyrë kritike për shkak të gjuetisë, mbipopullimit dhe shkatërrimit të habitatit të tij.