Ngjyrat e reja që do sjellë Apple në gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone’

Ndryshimet që do sjellin modelet e reja të gjeneratës së ardhshme të 'iPhone' do fokusohen kryesisht në aspektin e ngjyrës.

Auto & Tek

14/05/2019 11:32

Një raport nga një faqe teknologjike japoneze pohon se Apple do të lansojë modelin e ardhshëm të iPhone XR2 në opsionet e ngjyrës së gjelbër dhe të të livandos.

XR2 – i cili pritet të shitet në shtator të vitit 2019 – është paraardhësi i iPhone XR me ngjyra të njëtrajtshme që shfaqi vitin e kaluar.

Raporti vjen nga faqja japoneze MacOtakara, e cila ka lidhje brenda zinxhirit të furnizimit të prodhimeve Apple dhe prodhuesve shtesë në Azi.

Ngjyrat e reja janë zgjedhje e guximshme për Apple, e cila asnjëherë nuk ka lansuar një iPhone me ngjyrë livando më parë.

Një guxim të ndërmarrë më parë, i cili vlen të theksohet, nga radhët e Apple ishte plasimi i serisë ‘5C’, të cilët dizejnoheshin me ngjyrë të gjelbër të çelë. /Lajmi.net/