Ngjyra e Kuqe duhet

Javën e ardhshme, Sotheby's dhe Christie's do të ofrojnë vepra nga Picasso, Van Gogh, Magritte, Monet, Warhol, Freud, Richter... Në këto vepra do të dominojë ngjyra e kuqe, e cila përveç Adrian Gaxhës, duket se iu pëlqen edhe koleksionuesve aziatikë.

ShowBiz

01/02/2014 21:00

Javën e ardhshme, dy shtëpitë londineze të ankandit, Sotheby’s dhe Christie’s, pritet të gjenerojnë së paku 400 milionë funte (487 milionë euro), që shënon edhe daljen e tregut elitar të artit nga kriza globale.

Blerësit nga tregjet në zhvillim, posaçërisht nga Kina, janë duke e nxitur rritjen e madhe të çmimeve.

Christie’s ofron vepra të artit impresionist, modern dhe surrealist.

Pablo Picasso, me Femme au costume turc dans un fauteuil (Gruaja me veshje turke, e ulur në karrige), pritet ta arrijë çmimin deri në 20 milionë funte (24.3 milionë euro).

Picasso alla turka

Natyra e Qetë, e Juan Gris, synohet të shitet 18 milionë funte (22 milionë euro).

Gjithashtu do të ofrohen veprat e Rene Magritte, Claude Monet, Alberto Giacometti dhe Fernand Leger.

Disa blloqe më tej, Sotheby’s do të mbajë ankand për veprën e Van Gogh’utMan is at Sea (Njeriu është në det) dhe portretin e Lucian Freud – Head on a Green Sofa (Kokë në kanapenë e gjelbër).

Aty do të jenë edhe Mao i Andy Warhol (5.5 – 7.5 milionë funte / 6.7 – 9.1 milionë euro) dhe Wand (Muri) i Gerhard Richter (15 – 25  milionë funte / 18 – 30 milionë euro).

Shumë nga këto vepra përmbajnë ngjyrën e kuqe, për të cilën përfaqësuesit e Sotheby’s thonë se është e preferuara e disa koleksionuesve aziatikë.

A.M.

VIDEOLISTA

Natalie Walker – Red

RED – Lie To Me

Taylor Swift – Red

UB40 – Red Red Wine

Adrian Gaxha & Floriani – Ngjyra e kuqe