Ngjyra e Kuqe duhet
Javën e ardhshme, Sotheby's dhe Christie's do të ofrojnë vepra nga Picasso, Van Gogh, Magritte, Monet, Warhol, Freud, Richter... Në këto vepra do të dominojë ngjyra e kuqe, e cila përveç Adrian Gaxhës, duket se iu pëlqen edhe koleksionuesve aziatikë.
ShowBiz
Javën e ardhshme, dy shtëpitë londineze të ankandit, Sotheby’s dhe Christie’s, pritet të gjenerojnë së paku 400 milionë funte (487 milionë euro), që shënon edhe daljen e tregut elitar të artit nga kriza globale.
Blerësit nga tregjet në zhvillim, posaçërisht nga Kina, janë duke e nxitur rritjen e madhe të çmimeve.
Christie’s ofron vepra të artit impresionist, modern dhe surrealist.
Pablo Picasso, me Femme au costume turc dans un fauteuil (Gruaja me veshje turke, e ulur në karrige), pritet ta arrijë çmimin deri në 20 milionë funte (24.3 milionë euro).
Picasso alla turka
Natyra e Qetë, e Juan Gris, synohet të shitet 18 milionë funte (22 milionë euro).
Gjithashtu do të ofrohen veprat e Rene Magritte, Claude Monet, Alberto Giacometti dhe Fernand Leger.
Disa blloqe më tej, Sotheby’s do të mbajë ankand për veprën e Van Gogh’ut – Man is at Sea (Njeriu është në det) dhe portretin e Lucian Freud – Head on a Green Sofa (Kokë në kanapenë e gjelbër).
Aty do të jenë edhe Mao i Andy Warhol (5.5 – 7.5 milionë funte / 6.7 – 9.1 milionë euro) dhe Wand (Muri) i Gerhard Richter (15 – 25 milionë funte / 18 – 30 milionë euro).
Shumë nga këto vepra përmbajnë ngjyrën e kuqe, për të cilën përfaqësuesit e Sotheby’s thonë se është e preferuara e disa koleksionuesve aziatikë.
A.M.
VIDEOLISTA
Natalie Walker – Red
RED – Lie To Me
Taylor Swift – Red
UB40 – Red Red Wine
Adrian Gaxha & Floriani – Ngjyra e kuqe