Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë
Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive, me rastin e përfundimit të punimeve për renovim të kulmeve të banesave kolektive. (Parku afër semaforëve në lagjen “Jeni Mahallë”, ora 10:00)
Oda e Afarizmit Të Kosovës mban konferencë për media me temë diskutimi problemet e sektorit privat si pasojë e pandemise. (Zyret e OAK-së, ora 10:00)
Organizohet dhurimi vullnetar i gjakut me moto dhuro gjak & shpëto jetë. (Innovation Centre Kosovo, ora 10:00)
OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egiptians” organizon forumin regjional “Avancimi dhe Roli i Grave si Sipërmarrëse, Sfidat dhe Mundësitë e Tyre në Tregun e Punës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Komunën e Gjilanit ku do të pritet nga Kryetari i Komunës Lutfi Haziri. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi inspekton renovimin e Shkollës Fillore “Thimi Mitko” e cila renovohet nga programi mbështetës – Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Shërbimit Publik. (Gjilan, ora 11:45)
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton ndërtimin e platosë në Mirushë të Gjilanit. (Mirushë, ora 12:30)
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, pret në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Kosovës, në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton kompanisë regjionale të ujërave K.R.U. “Hidromorava” në Gjilan. (Gjilan, ora 13:00)
Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të diskutohet gjendja e biznesit dhe dalja nga kriza. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:30).