Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme.

Lajme

01/06/2020 07:14

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF mban konferencë për media me rastin e publikimit të Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (“Hotel Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për 2019. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 11:00)

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të skemës së asistencës sociale gjatë Covid-19. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11.45)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të mbjellin fidanë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës (Ora 10.50) dhe oborrin e Qendrës së Studentëve. (Ora 12.00).