Ngjarje tragjike në Tiranë, gjenden pa shenja jete nënë e bijë në shtëpi

Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në Tiranë ku nëna dhe vajza janë gjetur pa shenja jete në banesë, teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Lajme

02/07/2020 21:40

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, raportojnë mediet shqiptare.

Më tej, policia thekson se “Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.