Ngjarje e rrallë, gruaja zgjohet nga koma pas 28 vitesh

Një grua në Lindjen e Mesme është zgjuar papritur pasi qëndroi në koma për 28 vite.

Fun

23/04/2019 09:32

Munira Abdulla pësoi dëmtim të rëndë të trurit në një aksident automobilistik në vitin 1991.

Makina me të cilën ajo po udhëtonte drejt shtëpisë u përplas nga një autobus.

Abdulla kishte marrë djalin e saj 4-vjeçar, Omar, nga shkolla në Emiratet e Bashkuara Arabe kur ndodhi aksidenti.

Në atë kohë, ajo ishte 32-vjeçe dhe me kalimin e viteve nuk kishte shenja se mund të shërohej.

Por, tani është kthyer në vetëdije dhe gjendja e saj vazhdon të përmirësohet, transmeton oranews.

Ajo mund të thotë lutje nga Kurani, i tregon njerëzve kur ndjen dhimbje, madje mund ti përgjigjet edhe pyetjeve.