‘Ngecje’ në negociatat mes PSG dhe Mbappes

E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se rinovimi i Kylian Mbappe me PSG-në nuk po shkon në mënyrën e duhur.

Sport

27/03/2021 14:45

Mbappe është njëri nga lojtarët më të përmendur në botën e futbollit këtë vit dhe është lidhur me shumë klube për një transferim të mundshëm, përcjell lajmi.net.

Edhe pse klubi parisien mendohej se do ta “bindë” lojtarin të rinovojë kontratën, thuhet se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, raporton Marca.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është një fans i madh i lojtarit dhe dëshiron transferimin e tij në klub.

Sinjalet e fundit tregojnë se Mbappe nuk po shkon drejtë rinovimit të kontratës dhe një largim i tij është shumë i mundshëm.

Sa i përket klubit të Real Madrid, financat do të varen nga shitjet që do t’i bëjnë Los Blancos./Lajmi.net/