Ngecin bisedimet në Maqedoni

Pavle Trajanov, i cili është kreu i Lidhjes Demokratike në Maqedoni, ka thënë se kriza politike në Maqedoni dhe mosdalja nga kjo krizë është pasojë e papërgjegjësisë dhe qasjes jokonstruktive të katër partive politike pjesëmarrëse në bisedime.

Lajme

02/11/2015 08:45

Kjo, pasi që bisedimet mes këtyre partive kanë ngecur dhe me këtë edhe reformat që dalin nga marrëveshja e 2 qershorit.

Partitë ia hedhin fajin njëra tjetrës dhe nuk po arrijnë të merren vesh, sidomos për kompetencat që duhet të ketë ministri i ri i Punëve të brendshme dhe anëtarët e tjerë të qeverisë teknike, e cila duhet të formohet para zgjedhjeve të prillit.

Sipas kreut të LD-së, Pavle Trajanov, Nikolla Gruevski dhe partnerët e tij të koalicionit nuk mund t’i fshehin krimet me anë të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Zoran Zaev nuk mund të vij në pushtet me “bomba” politike. Trajanov thotë se pavarësisht humbjes ose jo të rekomandimit nuk do të ndryshojë rrethanat e krizës politike në të cilën ndodhet vendi, transmeton Alsat-M.

“Bllokadën po e bëjnë katër partitë politike të cilave u takon përgjegjësia për situatën në Maqedoni. Pavarësisht asaj se a d o të marrim apo jo rekomandimin, një fakt i tillë nuk do të ndikoj fare në ndryshimin e situatës dhe aq më në pak qasjen e partive politike për një zgjidhje konstruktive. Është e qartë se as Zoran Zaev me “bombat” politike nuk mund të vijë në Qeveri dhe aq më pak Nikolla Gruevski dhe partitë e tjera politike në Qeveri, përmes zgjedhjeve jo të rregullta parlamentare, të fshehin krimet dhe vlerësimet ndërkombëtare negative, në të cilat janë drejtpërdrejtë të përfshirë”, theksoi Pavle Trajanov, Kryetar i Lidhjes Demokratike.