Ngeci në ashensor, kaloi komplet fundjavën e bllokuar

Një grua është shpëtuar pasi kaloi një fundjavë e bllokuar në ashensorin e punëdhënësit të saj miliarder.

Fun

30/01/2019 08:49

Marites Fortaliza hyri në ashensorin në lagjen Manhattan në pronësi të bankierit të investimeve Warren Stephens, të premten në mbrëmje.

Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së urgjencës të hënën në orën lokale 10:00 dhe hapën ashensorin me forcë.

Fortaliza u dërgua në spital. Sipas një deklarate të familjes, 53-vjeçarja ishte e dehidratuar por në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet thanë se gruaja ishte bllokuar mes katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë.

Familja Stephens kishte ikur për fundjavë dhe askush tjetër nuk ishte në shtëpi, vetëm 53-vjeçarja që po punonte. Ndërkohë shkaku i incidentit po hetohet. /Lajmi.net/