Nga po vinin 1 milion eurot e padeklaruara në kufi dhe kush është polici shqiptar i arrestuar?

Një milion euro në veturë dhe të padeklaruara në kufi, ku i përfshirë ishte edhe një polic i Shqipërisë u zbuluan të martën nga Dogana e Kosovës. Rasti u zbulua në pikëkalimin kufitar “Merdar”, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët doganorë. Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte selektuar për kontroll në hyrje të…

Lajme

25/02/2026 09:05

Një milion euro në veturë dhe të padeklaruara në kufi, ku i përfshirë ishte edhe një polic i Shqipërisë u zbuluan të martën nga Dogana e Kosovës.

Rasti u zbulua në pikëkalimin kufitar “Merdar”, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët doganorë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte selektuar për kontroll në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Dogana bëri të ditur se automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

“Pas indikacioneve të para nga skaneri, është kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit.