Nga plumbi qorr plagoset një grua në Ferizaj, po punonte në kopsht

Një femër është plagosur deri sa po punonte në kopshtin e saj.

Lajme

04/07/2020 12:44

Nuk dihet se nga kishte ardhur plumbi, por ajo ishte goditur dje në mesditë derisa po po punonte në tokën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt.

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke punuar në kopsht (serë), ishte goditur nga një plumb qorr. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK , sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Rasti është proceduar për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Lajmi.net/