PDK përsëri sot në Kuvend, kërkon konstituim sa më parë të tij: Kush është për demokraci e rend kushtetues, i presim sot në sallë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar përsëri konstituimin e Kuvendit. Ata kanë thënë se sot është dita e 27-të e përmbysjes së rendit kushtetues, dhe PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore që kanë thënë se është shkaktuar nga Albin Kurti. PDK ka kërkuar demokraci, dhe ka njoftuar se sot…

Lajme

03/09/2026 08:13

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar përsëri konstituimin e Kuvendit.

Ata kanë thënë se sot është dita e 27-të e përmbysjes së rendit kushtetues, dhe PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore që kanë thënë se është shkaktuar nga Albin Kurti.

PDK ka kërkuar demokraci, dhe ka njoftuar se sot përsëri do të jenë në Kuvend.

“Edhe sot, në ditën e 27-të të përmbysjes së rendit kushtetues, PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti. Kaq. Demokraci. E kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!”, ka shkruar PDK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: