Nga pirja e gjakut të kobrave deri tek ngrënia e tarantulave: Ushtrimet e vështira që kryejnë marinsat amerikanë

Stërvitja ushtarake vjetore Cobra Gold filloi të hënën në Tajlandë, ku trupat amerikane u nënshtruan një sërë detyrash rraskapitës në emër të mbijetesës

Fun

17/02/2019 16:16

Njëzet e tetë vende të tjera ishin të pranishme në ngjarjen më të madhe të këtij lloji në rajonin e Azi-Paqësorit, i cili u mëson trupave se si të mbijetojnë në kushte ekstreme në xhungël, transmeton lajmi.net.

4500 anëtarë të forcave amerikane marrin pjesë në stërvitjet e “çmendura” në tokë dhe në det, së bashku me ushtarë të tjerë nga Singapori, Kina, Japonia, India, Koreja e Jugut, Indonezia dhe Malajzia.

Marinsat amerikanë nuk humbën kohë, pasi filluan t’iu nënshtrohen ushtrimeve nga pirja e gjakut të një kobreje të prerë, deri tek ngrënia e një tarantule të ngordhur.

Kështu, përgjatë trajnimeve ekstreme, marinsave iu janë realizuar edhe disa fotografi të cilat ilustrojnë edhe njëherë vështirësitë e të qenit pjesëtar e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/