Nga një tetori do të fillojë aplikimi për patentë shofer ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për patentë shoferë ndërkombëtar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lajme

30/09/2020 16:09

Siç njofton kumtesa, aplikimi do të bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente.

“Aplikimi do të bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/