Nga një nxënës i dështuar në milioner: Adoleshenti posedon avionë privatë, vetura luksoze, shtëpi dhe para të shumta

Një adoleshent,i cili nuk bënte mirë në shkollë, tashmë është bërë një milioner pasi mësoi se si të tregtonte monedhat e huaja në YouTube.

Fun

10/06/2019 16:49

Sipas medieve të huaja, Dan Legg, 19 vjeçar, u përball me një të ardhme të pasigurt, pasi ai dështoi në provime përgjatë studimeve në vitin 2017, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, e ardhmja e tij është më e sigurt se kurrë, gjersa ai tanimë fluturon me aeroplanë privatë, zotëron dy shtëpi, si dhe disa orë luksoze dhe paguan jetesën e prindërve të tij.

Tregtari online nga Cheddar, Somerset, thotë se e ndërtoi pasurinë duke tregtuar në një treg të huaj (Forex), përmes përdorimit të një aplikacioni në telefonin e tij. Ai është bërë një ekspert, i cili u kërkon deri në një mijë dollarë njerëzve që të mësojnë këshilla prej tij.

Ai thotë se filloi me një investim prej pesëqind funtesh – të fituara nga kursimet nga puna në një restorant tajlandez dhe duke ndihmuar në kafenenë e prindërve të tij.

“Prindërit e mi kishin një kafe të vogël në Çeddar Gorge”, tha ai. “Më dhanë gjithçka që kisha nevojë, por kurrë nuk mjaftohesha”. /Lajmi.net/