​Nga nesër protesta në Shkup dhe Tetovë

Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në Maqedoni të Veriut. Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”. Drejtësi do të kërkohet…

23/03/2025 16:15

Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në Maqedoni të Veriut.

Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.

Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”, raporton Alsat.

Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Llaskarcë dhe Koçan”, transmeton lajmi.net.

“Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

Në këtë tragjedi kanë vdekur 59 persona. Nga nesër do të ketë protesta në Shkup e Tetovë.