Nga kritiku në VIP – Deliu ironizon me Kurtin: Premtime që nuk mbijetuan as një ndeshje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, i cili ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP e stadiumit Fadil Vokrri. Ajo ia ka kujtuar kryetarit të VV-së që dikur kritikonte ashpër ata që uleshin në këtë zonë. Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka…

Lajme

09/09/2025 14:25

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, i cili ndeshjet e Kosovës në futboll po i përcjell nga zona VIP e stadiumit Fadil Vokrri.

Ajo ia ka kujtuar kryetarit të VV-së që dikur kritikonte ashpër ata që uleshin në këtë zonë.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka postuar një video të Kurtit, ku fliste për këtë çështje.

Sipas Deliut, sot zona VIP është zonë e preferuar e Kurtit.

“Dikur kinse ruante kuletën nga zona VIP-i, sot është vendi i tij i preferuar. Premtime që nuk mbijetuan as një ndeshje”, ka shkruar Deliu-Kodra.