Nga Kosova në Gjermani – Kush është “Flow”, reperi mërgimtar që po e pushton tregun

Ka kaluar një kohë prej se është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe ka befasuar publikun me zërin e tij. Fjala është për 17-vjeçarin Florent Sinani, njëherësh djalin e biznesmenit kosovar në Gjermani, Ilir Sinanin. I njohur me emrin artistik si ‘Flow’, ai ka një talent dhe vokal të mahnitshëm, që ka bërë të…

ShowBiz

28/06/2024 13:08

Ka kaluar një kohë prej se është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe ka befasuar publikun me zërin e tij.

Fjala është për 17-vjeçarin Florent Sinani, njëherësh djalin e biznesmenit kosovar në Gjermani, Ilir Sinanin.

I njohur me emrin artistik si ‘Flow’, ai ka një talent dhe vokal të mahnitshëm, që ka bërë të jetë i pëlqyeshëm edhe në estradë.

Flow tashmë ka realizuar disa këngë që janë pritur mirë e kanë grumbulluar mijëra klikime në YouTube.

“Ferrari”, “Djali nga Kosova”, “Një Gotë”, “Seniora”, “Hana”, “Dashnia haram” e “Me na nda” – janë vetëm disa nga hitet e Sinanit, për të cilat ka realizuar edhe klipe të veçanta e nëpër vende të ndryshme.

Sigurisht, ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra e interpretimit, stili unik e paraqitja – elemente këto që e përkufizojnë më së miri Florentin.

Jo vetëm kaq, ai është një emër që premton shumë dhe nuk ka dyshim se do të jetë një nga më të kërkuarit në treg.

Me atë se si nisi dhe bashkëpunimet e realizuara, Flow duket se nuk do të ndalet, pasi punon vazhdimisht për të qenë më afër fansave.

Krahas kësaj, Florenti numëron një numër të madh të ndjekësve edhe në rrjete sociale, nga të cilët merr përkrahje të madhe. Flow, një pseudonim që do të mbahet në mend pasi shumë shpejt do të arrijë në kulminacion të famës, falë talentit dhe pasionit të madh që ka për muzikën.

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player