Nga Haga, krerët e UÇK-së ngushëllojnë familjen Krasniqi

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi. Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi,…

Lajme

29/12/2024 16:57

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.

Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, duke i shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së dy dëshmorëve, Mujë dhe Ali Krasniqi.

Ndryshe, disa ditë më parë ndërroi jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi).