Nga edicioni i ardhshëm, Ballkani bëhet edhe me ekipin B

Ballkani nga Suhareka duket se ka projekt mjaft serioz për të ardhmen në Superligën e Kosovës dhe jo vetëm.

Sport

12/08/2020 12:47

‘Portokallinjtë’ kanë njoftuar se kanë paraqitur kërkesën në organet e Federatës së Futbollit të Kosovës për të regjistruar edhe ekipin B për edicionin e ardhshëm.

Sipas njoftimit, krijimi i klubit të dytë po bëhet për t’iu dhënë sa më shumë hapsira futbollistëve për shkak të kërkesave të shumta.

Ballkani B do të nis garimin nga Liga e Tretë, ndërsa sipas rregullores së FFK-së mund të ngjitet vetëm një ligë më lartë, pra deri në Ligën e Dytë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i klubit: 
Njoftim: Nga edicioni 2020/2021 pritet që klubi jonë të filloj gara edhe me ekipën FC “Ballkani B”

Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga pankina rezerv, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtëpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirjes, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesen pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punen që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësin e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afer syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë. S’bashku na priftë e mbara.

Sinqerisht,
FC Ballkani. /Lajmi.net/