“Nga cila anë e urës”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur së fundmi kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Haradinaj para pak minutash në një postim në Facebook ka thënë se nuk është hera e parë që atë ta pozicionojnë, duke dashur ti vendosin një kufi në mes. Ky reagim erdhi sepse siç Haradinaj…

Lajme

16/08/2024 18:21

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur së fundmi kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj para pak minutash në një postim në Facebook ka thënë se nuk është hera e parë që atë ta pozicionojnë, duke dashur ti vendosin një kufi në mes.

Ky reagim erdhi sepse siç Haradinaj shprehet, Kurti i është referuar atij me pyetjen se në cilën anë është, duke e nënkuptuar kështu çështjen e urës së Ibrit.

“Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë” ka shkruar ai.

Tutje, ai është shprehur se s‘kanë gjetur e nuk do gjejnë aleat të ndarjes asnjëherë tek ai.

“Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial. Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net

Postimi i plotë: