Nga Berlini vijnë filxhanët e bërë me llum kafeje; Janë të bukur dhe të fortë

Një projekt i vitit 2015, ato u bënë realitet vetëm tani.

Fun

13/04/2021 11:58

Mbetjet e kafesë gjithnjë e më tepër po përdoren për mënyra të ndryshme riciklimi.

Dhe më e veçanta është krijuar së fundi, nga dizajneri berlinez Julian Lechner i  cili ka krijuar një set filxhanësh dhe pjatash pikërisht me llumin e kafesë.

Ai ia ka dalë të përftojë një material të fortë dhe kompakt, rezistentë edhe në larjet në lavastovilje.

Përveçse ekologjike dhe të veçanta, ato përcjellin dhe ndjesinë e aromën e mirë të kafesë.

Një projekt i vitit 2015, ato u bënë realitet vetëm tani. /Lajmi.net/