Nga “ankesa” që s’performoi Dua Lipa te kërkesat për të gjetur të dashur, vizitorët flasin përr Sunny Hill
Mbrëmë ka qenë nata e fundit e Sunny Hill Festival, ku atmosfera ka qenë elektrizuese deri në mbyllje. Pjesëmarrësit e saj e përshkruan këtë edicion si një nga më të mirët. Atëherë unë jam Eda, është edicioni i dytë që vij edhe është ky edicion domethënë, i preferuari im. Është dita e tretë, ama dita…
ShowBiz
Mbrëmë ka qenë nata e fundit e Sunny Hill Festival, ku atmosfera ka qenë elektrizuese deri në mbyllje.
Pjesëmarrësit e saj e përshkruan këtë edicion si një nga më të mirët.
Atëherë unë jam Eda, është edicioni i dytë që vij edhe është ky edicion domethënë, i preferuari im. Është dita e tretë, ama dita e dytë ka shku shumë perfekt. Më kanë pëlqyer shumë headliners, më kanë pëlqyer shumë DJ-të, është atmosfera shumë e mirë, kemi shumë njerëz përreth edhe po më pëlqen gjithçka shumë, shumë, shumë mirë. Unë jam Marti, vij prej Gjakovës edhe është hera e dytë që vij në Sunny Hill. Perfekt, perfekt. Në fakt shumë më mirë ka qenë në krahasim me dy vjet. Edhe më mirë domethënë performanca e Skeptas, ka qenë e preferuara ime. Atmosfera është shumë e mirë, njerëzit e gjallë edhe jam i kënaqur me qenë këtu.
E, për Lisën, Gretën e Jurën, të tri netët ishin elektrizuese, por për njërën nga to, mungesa e performancës së Dua Lipës ishte jo e mirë, pasi tha se është festivali i saj.
Unë jam Jura, edhe këto tri net që kam ardhë e kam pasur një eksperiencë shumë të mirë edhe sot po besoj që ka me qenë edhe më mirë mbasi që ka shumë DJ të njohur nga krejt bota. Unë jam Lisa edhe këto dy net më kanë pëlqyer tepër shumë, ka qenë perfekt në çdo mënyrë, edhe organizimi edhe krejt. Besoj që ka me qenë shumë mirë edhe sot pasi që ka DJ shumë të famshëm. Unë jam Greta, edhe normal këto dy net kanë qenë super. Shpresoj që edhe nata e tretë ka me qenë shumë mirë. Jemi duke i pritur me padurim Keinemusik, Adam Portin prej orës 1. E kam pritur që një vit po, një vit jo. E kam marrë me mend që s’ka me qenë sivjet, ama shpresoj që vitin tjetër na vjen. Mua më ka dukur pak pa lidhje pasi që është festivali i saj, po prapë vitin tjetër besoj vjen. Të njëjtën po e mendoj edhe unë, besoj se është dashur me qenë pasi është festivali i vet, por gjithsesi shpresoj që vitin e ardhshëm ka me qenë.
Dikush tjetër u ankua për çmimet e bukës dhe pijeve, teksa tha se në Sunny Hill deshi të gjejë dikë për dashuri.
“Qetësi s’ka, jemi ardhur në Sunny Hill po dojmë me gjetë femra kryesisht! Nuk po gjejmë shumë, po kqyrim çka po ka. Buka pak shtrenjtë, pijet pak shtrenjtë, po s’ka dert do t’ia dalim disi. Po kalojmë mirë, atmosfera e mirë. Nata e fundit, jemi trishtu pak që është nata e fundit, e kështu… Skepta! U kon dje në natën e dytë. Ka qenë atmosfera fenomenale, jemi kënaq, kemi qenë afër në stage, kemi kalu super dhe vitin tjetër kismet prapë”, tha ai.
Festivali Sunny Hill solli në Prishtinë edhe njerëz nga shumë vende të Evropës por edhe më larg.
Një prej tyre ishte Ahmedi nga Stambolli që tha se kjo është hera e parë e tij në kryeqytetin e Kosovës por edhe në festival.
Ai e përshkruajti Sunny Hill si diçka shumë të mirë, teksa i tregoi edhe artistët e tij të preferuar që performuan.
“My name is Ahmed, I am from Istanbul but I live in Paris. So I came from Paris here. In Prishtina and Sunny Hill, yes. I mean, it’s good. I think it’s something neë in the toën and for tourists, and I can see that local people like us because ëe’re foreigners, and ëe really like it. For my first day it ëas Manifest, and the second day it ëas Leëis Capaldi. And tonight is gonna be Martin Garrix”, tha ai.
Edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival, i mbajtur nga 31 korriku deri më 2 gusht, ka sjellë në Prishtinë emra të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë Katy Perry, Leëis Capaldi dhe Martin Garrix, ndërsa festivali ka tërhequr dhjetëra mijëra pjesëmarrës dhe ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore.