Nga 70 mijë, veç 14 egjiptianë të punësuar në Kosovë (Video)
Gjashtë yjet në flamurin shtetëror që simbolizojnë 6 komunitetet që jetojnë në këtë Republikë, në përdishtmëri po mbeten vetëm simbolikë. Komunitetet në Kosovë, me përjashtim të serbëve janë shumë të diskriminuar, edhe pse me Kushtetutë ata llogariten si qytetarë të barabartë Republikës së Kosovës.
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha që i takon komunitetit egjiptian në Kosovë, flet ashpër për Qeverinë, ani pse i takon grupit parlamentar të LDK-së. Sipas tij, diskriminimi ndaj egjiptianëve të Kosovës nis qysh nga institucionet ma të larta e deri tek qytetarët e thjeshtë. Ai madje thotë se ka dallime të mëdha edhe në mes të komuniteteve, sepse serbët janë ma të privilegjuar, ndërsa egjiptianët ma të anashkaluarit.
Ai tutje e tregon një shifër alarmante, ku thotë se nga rreth 70 mijë egjiptianë që jetojnë në Kosovë, vetëm 14 prej tyre punojnë në institucione publike.
Sipas tij, interesim për komunitet ka veç në kohë të zgjedhjeve.
Akronimi RAE, sipas Berishës, asht term diskriminues për komunitetin egjiptian. Ai ka fjalë të ashpra edhe për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
T’u e pasë parasysh se asgjë nuk po bahet për këtë komunitet, Berisha nuk e përjashton mundësinë që shumë shpejt me u mbajtë një protestë. /rrokum.tv