Nga 5 prilli nis regjistrimi i popullsisë, rezultatet dalin pas 3 muajve

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar sot se nga data 5 prill do të filloj regjistrimi i popullsisë. Ndërsa rezultatet pritet të dalin pas 3 muajve. ASK bën të ditur se do të jenë shtatë pyetësor, ku janë të përfshirë banorët resident të vendit dhe mërgata. Në pyetësorin e parë do të shtrohen pyetje…

Lajme

28/03/2024 12:31

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar sot se nga data 5 prill do të filloj regjistrimi i popullsisë.

Ndërsa rezultatet pritet të dalin pas 3 muajve.

ASK bën të ditur se do të jenë shtatë pyetësor, ku janë të përfshirë banorët resident të vendit dhe mërgata.

Në pyetësorin e parë do të shtrohen pyetje individuale, në të cilën qytetarët do të pyeten për vendin e punës, datën e lindjes dhe informacionet personale të individëve.

Më tutje është edhe pyetësori për ekonomitë familjare do të përfshihet lista e familjarëve se janë rezident ata apo janë banorë që kanë emigruar, dhe me këto informacione ASK do të tregoj për të dhënat familjare.

Pas kësaj vjen edhe pyetësori i dëmeve nga lufta 1998/1999 në ekonomitë familjare, në të cilën do të shtohen pyetje për dëmet e luftës, që këto informata të mbesin si fakt për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/