Nga 4 tetori po raportohet se vetëm një shujtë ushqimi për policët që shërbejnë 12 orë në veri

Pjesëtarëve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës që shërbejnë në veri të vendit, nga data 4 tetor do t’u ofrohet vetëm një shujtë ushqimi gjatë orarit 12-orësh të punës. Sipas informacioneve që ka siguruar teve1.info, vendimi është marrë nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës. Ky ndryshim nuk është pritur…

Lajme

02/10/2025 20:23

Pjesëtarëve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës që shërbejnë në veri të vendit, nga data 4 tetor do t’u ofrohet vetëm një shujtë ushqimi gjatë orarit 12-orësh të punës.

Sipas informacioneve që ka siguruar teve1.info, vendimi është marrë nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës.

Ky ndryshim nuk është pritur mirë nga pjesëtarët e njësive policore. Ata theksojnë se, përveç turneve të rregullta prej 12 orësh, shpesh detyrohen të qëndrojnë më gjatë në terren për shkak të rrethanave të sigurisë.

Për më tepër, shumë prej tyre udhëtojnë mbi 4 orë për të arritur në vendin e shërbimit, çka do të thotë se shpesh kalojnë mbi 16 orë me vetëm një shujtë ushqimi.

Kujtojmë se vitin e kaluar pjesëtarët e Njësive Speciale kishin protestuar dy herë duke kërkuar rritje të pagës dhe kushte më të mira pune.