Nga 20 euro në 200 euro- Këshilli Gjyqësor i Kosovë jep arsyetim pasi dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore
Shtrenjtimi deri në dhjetëfishim i taksave gjyqësore me udhëzimin e ri administrativ, është përshtatjetje me realitetin ekonomik dhe standardet aktuale në Republikën e Kosovës. Kështu është arsyetuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në përgjigjen e KGjK-së, thuhet se që nga viti 2017 nuk ka pasur asnjë ndryshim në, pavarësisht ndryshimeve të theksuara në standardin jetësor, zhvillimeve…
Lajme
Shtrenjtimi deri në dhjetëfishim i taksave gjyqësore me udhëzimin e ri administrativ, është përshtatjetje me realitetin ekonomik dhe standardet aktuale në Republikën e Kosovës.
Kështu është arsyetuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në përgjigjen e KGjK-së, thuhet se që nga viti 2017 nuk ka pasur asnjë ndryshim në, pavarësisht ndryshimeve të theksuara në standardin jetësor, zhvillimeve ekonomike dhe rritjes së kostove të sistemit gjyqësor.
Sipas këtij këshilli, vendimi për ndryshimin e taksave, është bërë duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe duke pasur parasysh zgjerimin e ndjeshëm të kategorive të liruara nga pagesa e taksave gjyqësore.
Duke u arsyetuar se taksat gjyqësore të përcaktuara me këtë udhëzim derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë të hyra të drejtpërdrejta për Këshillin Gjyqësor të Kosovës apo për gjykatat, ky institucion bën me dije se udhëzimi i ri i ka liruar nga pagesa, shfrytëzuesit e asistencës sociale, familjet e dëshmorëve dhe të personave të zhdukur gjatë luftës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e viktimave civile të luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara, përfshirë personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, si dhe personat që gëzojnë të drejtën për ndihmë juridike falas.
Kjo derisa nga pagesa e taksave gjyqësore lirohen institucionet shtetërore, si dhe personat në gjendje të rëndë ekonomike, të cilët dëshmojnë se pagesa e taksës do të rrezikonte drejtpërdrejt ekzistencën e tyre ose të familjes.
Ndërkohë, udhëzimi ka liruar nga taksat gjyqësore edhe gjithsejtë 26 parashtresa të liruara, 17 prej të cilave janë të reja. Këto parashtresa kanë të bëjnë kryesisht me çështje familjare, sociale, të statusit personal dhe procedura përmbarimore, duke përfshirë kërkesat për alimentacion, mbajtje, besim të fëmijëve, si dhe parashtresat që ndërlidhen me mbrojtjen e kategorive të ndjeshme.
Derisa shumica e taksave janë shtrenjtuar 100 përqind, kategoria që ka shënuar shtrenjtim deri në 10 fish, është taksa për bizneset në Gjykatën Komerciale e cila, nga 20 euro sa ishte për paditë për vlerën e kontestit nga 0–1000€ ishte 20€, nga 1 janari kushton 200 euro, derisa është përfshirë në paditë për vlerën e kontestit nga 0–25,000€.