Neymar, shëndosh si molla
Ylli i Barcelonës, Neymar është duke stërvitur pa problem pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë në boshtin kurrizor dhe mund të luajë në ndeshjen kundër Club Leon në Trofeo Gamper.
Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është duke marrë pjesë rregullisht në stërvitjen e fundit të gjigantit katalan dhe gradualisht është duke rikthyer formën e mirë fizike pas lëndimit të rëndë që pësoi në Kampionatin botëror.
Neymar pësoi frakturë në boshtin kurrizor pas një ndërhyrje të pakontrolluar nga mbrojtësi i Kolumbisë, Juan Camillo Zuniga në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit botëror.
Si rezultat, ai mungoi në vazhdim të garës.
Por, ngadalë ai ka filluar punën dhe e përditshmja sportive katalan “Sport” raporton se Neymar është në konkurrencë për të luajtur në ndeshjen kundër Club León de Guanajuato më 18 gusht në Camp Nou, në Trofeo Gamper.