Neymar: Real-Schalke, sikur të zgjaste edhe 10 minuta

Ylli i Barcelonës, Neymar ka bërë shaka në llogari të rivalit Real Madrid sa i përket humbjes së tyre nga Schalke në Santiago Bernabeu, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/03/2015 15:54

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka ngacmuar Real Madridin pas humbjes nga Schalke në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos u mposhtën në Santiago Bernabeu me rezultat 3:4, por prapë u kualifikuan për në çerekfinale. Mirëpo, ylli brazilian e ka shndërruar në humor disfatën e Realit.

“Për pak, sikur të zgjaste edhe dhjetë minuta…”, deklaroi Neymar për të përditshmen sportive madrilene “Marca”.

Ai po ashtu shprehu bindjen e tij se sulmi i Barcelonës, është më i mirë se ai i Realit.

“Mendoj se po, por preferoj të mos flas për rivalët tanë”, u shpreh ai.