Neymar në dyshim për ndeshjen derbi ndaj Marseille

Neymar nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të PSG këtë të shtunë në mëngjes.

Sport

06/02/2021 14:20

Në prag të udhëtimit për në Ile-de-France në Marseille, Marco Verratti dhe Marquinhos ishin të pranishëm ndërsa Abdou Diallo dhe Ander Herrera nuk u stërvitën me ekipin, shkruan lajmi.net.

Një ditë pas ditëlindjes së tij, Neymar nuk ishte i pranishëm me pjesën tjetër të ekipit për stërvitje. Braziliani vuan nga gastroenteriti.

Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme, por tani është e pasigurt nëse do të jetë i gatshëm për derbin me Marseille./Lajmi.net/