Neymar frikëson Brazilin
Brazili mbeti nën ankth pas publikimit të lajmit për lëndimin e sulmuesit Neymar, në stërvitje. Mirëpo, për fatin e mirë, ylli i Barcelonës nuk vuan nga një problem serioz dhe do të luajë kundër Kroacisë.
Sport
Tifozëve të Kombëtares braziliani iu ndal fryma kur Neymar braktisi stërvitjen e fundit të ekipit për shkak të një lëndimi.
Televizionet dhe radiostacionet braziliane ndërprenë qdo program të mundshëm për të dhënë lajmin për dëmtimin e pësuar nga ylli i Barcelonës.
Fotografitë e Neymarit duke qëndruar i shtrirë në tokë u publikuan gjerë e gjatë në mediumet e shtetit nikoqir të Kampionatit botëror 2014.
Mirëpo, për fatin e mirë bëhet fjalë vetëm për një problem të natyrës së lehtë dhe Neymar nuk pritet të jetë në dyshim për të luajtur në ndeshjen hapëse të Botërorit në kuadër të Grupit A, kundër Kroacisë, të enjten.
Brazili është një prej favoritëve për titullin e kampionit dhe Neymar së bashku me Thiago Silvan janë yjet më të mëdhenj të ekipit që synon të rrëmbejë titullin e gjashtë të kampionit të botës.