Neymar – CR7, sulmi i frikshëm i Juventusit për sezonin e ardhshëm?

Kur flasim për një largim të mundshëm të Neymar nga PSG, të gjithëve mendja na shkon për një ribashkim të tij me Barcelonën.

Sport

14/05/2020 09:10

Lojtari ka kaluar në ‘Camp Nou’ vitet më të mira të karrierës së tij, duke fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Por, për të ardhmen e Neymar, tani ka edhe një horizont të ri, me Juventusin që ka vendosur të futet në garë për brazilianin.

Në Itali raportohet se Juventus ka filluar të punojë për të nënshkruar me Neymar, që së bashku me Cristiano Ronaldon të krijojë një dyshe të frikshme, si në Itali ashtu edhe në Evropë.

Sipas informacioneve, Juventus në këtë marrëveshje është i gatshëm të përfshijë edhe argjentinasin Paulo Dybala.

Problemi i vetëm që do të paraqitej te Juventus, do të ishte paga e Neymar, me italianët që nuk do të jenë në gjendje t’i ofrojnë aq sa ai fiton momentalisht te PSG.

Neymar momentalisht mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë, kur PSG në vitin 2017 pagoi 222 milionë euro për transferimin e tij nga Barcelona./Lajmi.net/