Newcastle përgatit ofertë të re për Zapatan

Newcastle United është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Atalantas, Duvan Zapata.

Sport

20/01/2022 14:57

Skuadra me sheikët e Arabisë Saudite ka transferuar dyshen Kieran Trippier dhe Chris Wood, derisa duan sërish përforcime për të luftuar për qëndrimin në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, nuk kanë të ndalur transferimet pasi edhe 30-vjeçari është opsion për skuadrën angleze, derisa shënoi 12 gola këtë edicion në 22 paraqitje, kurse kanë krijuar edhe shtatë asistime.

Sipas Fabrizio Romano, Newcastle kanë bërë ofertë për ta huazuar deri në fundin e sezonit me opsion blerje.

Marrëveshja do përfshijë obligimin e blerje, sidoqoftë Atalanta preferon shitjen e menjëhershme./Lajmi.net/