Neuer nuk është normal
Manuel Neuer ka vazhduar me të befasojë të gjithëve, pasi edhe një herë tjetër ka vendosur që të dalë jashtë zonës së portierit.

Sport
Mauel Neuer edhe një herë e ka marrë pozitën e një futbollisti, ashtu siç e bën pothuajse në secilën përballje.
Në minutën e 55’ të takimit kundër Hannoverit, Neuer vendosi që të lëshojë zonën e tij.
Ai arriti që ta mbrojë në mënyrë perfekte topin, duke e pastruar rreziku që i kanosej portës së tij. Përndryshe, Neuer ishte në mes të dy bashkëlojtarëve të tij, të cilët në ato momente vetëm e shikuan atë.