Neuer e fton Moukokon në Bayern
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka ftuar në ekipin ‘bavarez’ yllin e Borussia Dortmund, Youssoufa Moukokon. Gjatë një interviste të kombëtares gjermane ku prezent ishin Moukoko dhe Neuer, i riu i BVB u pyet në lidhje me të ardhmen e tij. “Ndihem shumë mirë te Dortmundi. E kam edhe besimin e trajnerit. Krejt në…

Sport
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka ftuar në ekipin ‘bavarez’ yllin e Borussia Dortmund, Youssoufa Moukokon.
Gjatë një interviste të kombëtares gjermane ku prezent ishin Moukoko dhe Neuer, i riu i BVB u pyet në lidhje me të ardhmen e tij.
“Ndihem shumë mirë te Dortmundi. E kam edhe besimin e trajnerit. Krejt në fund do të shihni nëse unë do të qëndrojë në skuadër apo jo”, tha Moukoko.
Neuer, i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, i pëshpëriti 17-vjeçarit duke i thënë, “Eja në Bayern”.
Moukoko më pas buzëqeshi.
Më poshtë e gjeni momentin e dyshes./Lajmi.net/
Youssufa Moukoko, answering on his future… and Manuel Neuer tells him: “Come to Bayern!”. ?? #BVB@Michaels_Bayern ?⤵️ pic.twitter.com/Rs1joHzrBH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 19, 2022