Netflix rritë çmimet sërish, kjo është shuma e re e abonimit mujor

Ofruesi i shërbimeve mediale, Netflix, po i rritë edhe njëherë çmimet e abonimit.

Auto & Tek

15/01/2019 17:51

Firma njoftoi ditën e martë se po rritë tarifat për abonentët, duke e ngritur koston prej 13 në 18 përqind, transmeton lajmi.net.

Pakoja standarde tashmë do të kushtojë 12.99 dollarë, në krahasim me më herët që ishte 10.99 dollarë.

Ka pak më shumë se një vit që Netflix ngriti koston e pagesave të abonimit.

Rritjet më të fundit të tarifave vijnë pasi, siç supozon firma, Netflix shpenzon shumë në përmbajtjen origjinale dhe zgjeron arritjen e saj në nivel ndërkombëtar.

Rritjet e çmimeve do të zbatohet për të gjithë anëtarët ekzistues dhe për të gjithë anëtarët e rinj gjatë muajve të ardhshëm, tha Netflix në një deklaratë. /Lajmi.net/