Netanyahu: Regjimi iranian ‘nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore’
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë me një deklaratë rreth sulmeve të nisura mëngjesin e sotëm në koordinim me Amerikën ndaj Iranit. “Vëllezërit dhe motrat e mia, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”. “Falënderoj mikun…
Bota
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë me një deklaratë rreth sulmeve të nisura mëngjesin e sotëm në koordinim me Amerikën ndaj Iranit.
“Vëllezërit dhe motrat e mia, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”.
“Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’.
“Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do ta lejonin të kërcënonte të gjithë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta”, deklaroi ai.
Për sulmin ka folur edhe presidenti amerikan, Donald Trump, raporton BBC.