Netanyahu reagon ashpër: E dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën. Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënojë fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.     “Ne e dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez pranë Tel Avivit pas masakrës së 7 tetorit. Një…

Bota

24/07/2025 23:50

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën.

Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënojë fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.

 

 

“Ne e dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez pranë Tel Avivit pas masakrës së 7 tetorit. Një veprim i tillë shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një ndërmjetësi tjetër iranian, ashtu siç është bërë Gaza. Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shkatërrimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij. Të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, tha lideri izraelit.