Netanyahu: Hamas do të çarmatoset, Gaza do të demilitarizohet – me çdo kusht

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet, duke theksuar se ky objektiv do të arrihet “në një mënyrë apo në tjetrën”. Në një deklaratë për media, Netanyahu tha se presioni diplomatik dhe ushtarak ishte vendimtar në shtyrjen e Hamasit për të liruar pengjet që mban…

Bota

04/10/2025 22:20

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet, duke theksuar se ky objektiv do të arrihet “në një mënyrë apo në tjetrën”.

Në një deklaratë për media, Netanyahu tha se presioni diplomatik dhe ushtarak ishte vendimtar në shtyrjen e Hamasit për të liruar pengjet që mban në Gaza. “Në fazën e dytë, Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet – ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirën, por kjo do të ndodhë,” tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se pret që të gjithë pengjet e mbetur në Gaza të kthehen në ditët në vijim. “Shpresoj që në ditët e ardhshme t’i kthejmë të gjithë pengjet tanë,” u shpreh Netanyahu.

Duke folur për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike, Netanyahu tha se ka udhëzuar ekipin negociator izraelit të shkojë në Egjipt për të finalizuar detajet teknike të marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

Në fund të deklaratës së tij, ai falënderoi “mikun e tij të dashur, Presidentin Trump” për mbështetjen ushtarake që i ka dhënë Izraelit në këtë proces./lajmi.net/