Nesër vendoset e ardhmja e CR7, agjenti provon të bind Cityn të bëjë ofertë

E ardhmja e sulmuesit Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në dyshime.

Sport

26/08/2021 21:28

Manchester City ka arritur marrëveshje me Ronaldon për dy vitet e ardhshme, por që nuk pranon të paguajë për shërbimet e portugezit te Juventus, transmeton lajmi.net.

Kurse, Juventus kërkon 30 milionë euro që ta lejojnë pesë herë fituesin e Topit të Artë të largohet.

Gazetari me burimet me të sakta te Juventus, Romeo Agresti, sapo ka raportuar se nesër do jetë dita vendimtare për të ardhmen e Ronaldos.

“Pas takimit të sotëm mes Juventus dhe Jorge Mendes, të gjitha i takojnë agjentit të Ronaldos. Agjenti i fuqishëm portugez që është duke provuar të bind Man Cityn të bëjë ofertë zyrtare. Nesër është dita çelës, me CR7 që shtyn të largohet”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo te City do fitojë rreth 15 milionë euro për sezon./Lajmi.net/