Nesër tentimi i 32-të për konstituim të Kuvendit, partitë “sy e veshë” kah Kushtetuesja
Nesër në ora 11:00 do të zhvillohet seanca numër 32 për të konstituar Kuvendin. Deputetët të dielën do të dalin në punë, por me pak gjasë që do të ketë zhbllokim të situatës, shkruan lajmi.net Asnjëra nga partitë nuk ka lëvizuar nga pozicionet e tyre. VV po kërkon të formohet komisioni për votim të fshehtë…

Lajme
Nesër në ora 11:00 do të zhvillohet seanca numër 32 për të konstituar Kuvendin.
Deputetët të dielën do të dalin në punë, por me pak gjasë që do të ketë zhbllokim të situatës, shkruan lajmi.net
Asnjëra nga partitë nuk ka lëvizuar nga pozicionet e tyre. VV po kërkon të formohet komisioni për votim të fshehtë dhe që të votohet Albulena Haxhiu për kryeparlamentare. Në anën tjetër partitë e ish-opozitës po kërkojnë reflektim nga partia fituese dhe të ndryshoj emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Duke e parë që këtij ngërçi institucional nuk po i gjendet zgjidhje, partitë janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e AAK-së për komisionin për votim të fshehtë.
Kushtetuesja ka javë që e ka pranuar këtë kërkesë nga AAK-ja por ende nuk i ka dhënë përgjigje. Kërkesa ende është në shqyrtim.
LDK në javët e fundit ka dhënë një ide për të dal nga ngërçi duke propozuar që të gjitha partitë të mblidhen dhe të formojnë një Qeveri të Unitetit për një kohë të caktuar.
Kjo ide nuk ka marrë përkrahje, por zyrtarët e LDK-së po thonë se kjo është e vetmja zgjidhje në rrethanat aktuale.
PDK e AAK kanë kërkuar që të VV të ndryshoj emrin e kandidatit dhe në këtë mënyrë do të krijonte hapësirë që të jepnin votën “pro” sa i përket çështjes së kryeparlamentarit.
VV po insiston që atyre ju takon të japin propozim dhe se ish-opozita duhet të votoj për konstituimin e Kuvendit dhe të mos tentoj të imponoj se kë duhet të propozuar.
Nisma Socialdemokrate ka thënë se do jap votat për konstituimin e Kuvendit, vetëm me një marrëveshje politike./lajmi.net/