Nesër temperatura pranverore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Lajme

25/01/2020 19:11

Njoftimi i plotë nga IHMK:

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/