Nesër mbahet seanca për buxhetin, Tahiri: Pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për buxhetin e vitit 2025. Në lidhje me këtë ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai ka thënë se ky buxhet është i përkohshëm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve për të pasqyruar nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit. “Nesër,…
Lajme
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për buxhetin e vitit 2025.
Në lidhje me këtë ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se ky buxhet është i përkohshëm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve për të pasqyruar nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit.
“Nesër, kam drojë që Qeveria në procedura të përshpejtuara ta sjellin buxhetin në dy lexime. Kjo, për një dokument si buxheti i kosoliduar i Kosovës nuk duhet të ndodhë, mirëpo gjithçka mund të pritet. Përndryshe, sa i përket mashtrimit për rritjen e pagave, ju rikujtoj se neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e ka thënë saktë se vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit, dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës me ligjin vjetor të buxhetit nuk mundet të ndryshoj strukturën e koeficientëve, që do të thotë se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: